Sharon dhe Ozzy Osbourne po planifikojnë të ofrojnë shtëpinë e tyre në Buckinghamshire për dy familjeve ukrainase që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të pushtimit rus.
Ish-frontmeni i Black Sabbath, 73 vjeç, dhe gruaja e tij menaxhere e rock-ut, 69 vjeç, do të kthehen në rezidencën e tyre të renditur në klasën II – e quajtur Welders House – në fshatin Jordans, Buckinghamshire, brenda disa javësh, transmeton portal arbresh.info
Çifti po i jep fund qëndrimit të tyre 25-vjeçar në SHBA pasi Sharon gjeti një punë në TalkTV dhe Ozzy tha se donte ‘të kthehej në shtëpi’.
Ish-gjyqtarja e X Factor, Sharon tha se ajo dhe Ozzy ishin të zemëruar për burokracinë e qeverisë, e cila po ‘mbyste’ procesin e ristrehimit të refugjatëve ukrainas në Britani të Madshe.
“Unë mendoj se është e neveritshme ajo që po bën Boris Johnson”, tha ajo duke komentuar burokracionë që ka përfshirë Britaninë e Madhe.
E pyetur nëse do të strehonte ndonjë refugjat ukrainas, ajo tha se po kërkonte të merrtë në shtëpinë e saj “dy familje ukrainase” në pronat e saj në fshat.
“Ozzy është shumë i njohur në Ukrainë, mendoj se do të ishin të lumtur”, tha ajo në një intervistë për Sunday Times.
Ozyy u ka bërë thirrje afër 5 milionë ndjekësve të tij në Instagram që të mbështesin Ukrainën dhe të dënojnë pushtimin rus.
Ozzy dhe Sharon e blenë rezidencën në Buckinghamshire në vitin 1993, me Sharon që e zgjodhi atë sepse ishte shumë larg bareve, duke siguruar që Ozzy të mos të tundohej dhe të pinte alkool./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...