Ornella Muti është një ndër aktoret më të bukura në Itali dhe bukuria e saj ka ecur krah n’krah me atë të Sofia Loren, Monica Viti e të tjerë.
Aktorja Ornella Muti ( 66) u shfaq së fundmi në festivalin e këngës italiane, Sanremo, në rolin e prezantueses, transmeton portal arbresh.info
https://www.instagram.com/p/CZc3nwigQEx/
Ajo tregoi se është plakur me dinjitet dhe se ka ruajtur me kujdes pamjen e saj të kuruar.
Ornella në festival është shfaqur me një fustan joshës, që ka vënë në pah linjat e saj të përkyera dhe dekoltenë sensuale.
Ajo bëri debutimin e saj në ekranin e madh në moshën 15-vjeçare në filmin La moglie piu bella, krejtësisht rastësisht.
Ishte motra e saj e madhe, Klaudia, që kishte shkuar në audicion, por mëqë Ornela ishte me të, edhe ajo morri pjesë dhe përfundimit e morri edhe rolin.
https://www.instagram.com/p/CZdJzaFqhdC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=11c92d4a-4e31-43d7-b8b4-4a96cc7a5fe5
Muti ka luajtur kryesisht në filma italianë, por herë pas here edhe në kinematografinë franceze.
Në Itali ajo fitoi popullaritet me komedinë Rozmano ( 1974), dhe në vitet në vijim bashkëpunoi me një sërë regjisorë dhe aktorë të rëndësishëm italianë, duke përfshirë Dino Risi, Marco Ferreri, Francesco Nuti, Adriano Selentano, Renato Pozeto dhe të tjerët.
Ajo ështrë martuar dy herë dhe ka tre fëmijë./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...