Oriola me një pozë tërheqëse në ujë, e zhveshur në pjesën e sipërme

01:48 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Oriola Marashi është padyshim një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë e dëshmon çdo ditë e më shumë me imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

Thuajse secila fotografi që ajo poston në Instagram shndërrohet në lajm në faqet rozë, të cilat përshkruajnë dukjen e saj.

Kësaj radhe modelja shqiptare ka ardhur me një pozë mjaft tërheqëse të realizuar në det

Ajo shfaqet në ujë vetëm me brekë dhe e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo e ka shfrytëzuar dorën për të mos i ekspozuar hiret e saj.

“Kush digjet me shpejt, unë apo cigarja?”, është pyetja që e ka parashtruar bukuroshja në postimin e saj.

Krahas të qenit një modele e pëlqyeshme, Oriola pritet që të hyjë edhe në tregun muzikor.

Ajo ka kohë që është bërë pjesë e labelit OTR, ndërsa studion për këndim dhe në të ardhmen pritet ndonjë këngë e suksesshme nga bukuroshja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme