Oriola Marashi ndalohet nga policia, kapet me hashash në makinë

01:01 | 11 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Oriola Marashi u ndalua nga policia shqiptare dhe i është konfiskuar një sasi e narkotikëve.

Një burim policor i tha gazetës “Si”, se orët e fundit është ndalur edhe modelja Orjola Marashi. Emri i një prej vajzave të njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme.

Siç tha burimi, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi.

Asaj thotë burimi iu gjetën dy qese  farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti, tha policia për gazetën, si dhe E. Krasniqi.

Më tej i njëjti burim thotë se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja-“ kam pirë hashash para dy ditëve  dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”.

Policia do ta referojë çështjen në prokurori  ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se  droga është peshuar ishte rreth  1.9 gram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme