Google ADS

Oriola Marashi mahnit me paraqitjen në fotografitë në Instagram

09:20 | 25 Janar 2024
K.B

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka befasuar edhe njëherë ndjekësit e saj në Instagram me disa fotografi, që shfaqin elegancën dhe stilin e saj.

Një ndër fytyrat më të bukura në industrinë e modës shqiptare, shfaqet me një fustan të zi, ku i vë në pah linjat e saja perfekte trupore.

Floku i lëshuar drejt i shton Oriolës një hijeshi natyrale dhe pa kohë, ndërsa grim i mahnihtës që ajo ka zgjedhur për këtë rast, pohon më tej finesën dhe shkëlqimin e saj.

Imazhet e mrekullueshme të realizuara jashtë kanë marrë shumë vlerësime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin adhurimin për bukurinë dhe stilin e modelit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme