Organizata jofitimprurëse e Ashton Kutcherit,”Thorn: Digital Defenders of Children” ka identifikuar pothuajse 6000 fëmijë viktima të trafikimit seksual.
Aktori 40-vjeçar, bashkë-themeloi Thornin, fillimisht i njohur si Fondacioni i ADN-së, me ish-bashkëshorten Demi Moore në vitin 2009. Organizata ndihmon luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve, transmeton telegrafi.
Raportet e ndikimit nga organizata për vitin 2017, tregojnë se softueri i Thornit i lejoi zbatuesit e ligjit dhe hetuesit të identifikojnë 5,791 viktima të trafikimit të fëmijëve.
Ata ishin në gjendje të shpëtonin 103 fëmijë nga situata ku abuzimi seksual i tyre ishte regjistruar dhe shitur.
Thorn përdor aplikimin e internetit Spotlight, i cili siguron zbatimin e ligjit me informacione dhe ndjek rrjetet e dyshuara të trafikimit njerëzor dhe reklamat në të cilat shfaqen fëmijët, me qëllim të identifikimit dhe rikuperimin e viktimave.
Tani përdoret nga 5000 policë në të gjitha 50 shtetet e SHBA-së si dhe në Kanada.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...