Familja, të afërmit dhe miqtë e kantautorit Françesk Radi po kalojnë orë ankthi në reanimacionin e spitalit “Nënë Tereza” me sytë dhe shpresën tek Zoti se artisti do të arrijë të kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore.
Në një video të publikuar nga gazetari i sportit Dëfrim Methasani, bashkëshortja e kantautorit Tefta Radi thotë se gjendja e rënduar shëndetësore e tij pamundëson transportin jashtë vendit pavarësisht angazhimit të strukturave të shtetit.
Mes lotëve, ajo kërkon të bashkojmë lutjet që Françesk Radi të bëhet më mirë.
“Gjendja e rënduar e Françeskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për ta nisur drejt Italisë. Shpresojmë dhe ti bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko ishte një katolik i bindur”.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...