Prezantuesja më e famshme në botë, Oprah Winfrey, fitoi jo më pak se shtatë milion dollarë nga një intervistë e vetme.
Padyshim që bëhet fjalë për intervistën më të shikuar dhe më të komentuar kohëve të fundit me Prince Harry dhe Meghan Markle, transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, kompania e saj e prodhimit “Harpo productions” qëndron pas gjithë intervistës dhe ajo i shiti të drejtat për të transmetuar intervistën në stacionin CBS për shtatë milion dollarë.
Në një intervistë dy orëshe, e cila u transmetua në televizionin CBS, çifti foli për racizmin dhe mosfunksionimin e familjes mbretërore.
Sipas vlerësimeve të Nielsen, e gjithë intervista u shikua drejtpërdrejt nga 17 milion shikues.
Megjithëse intervista u transmetua në kohën më të mirë, ky numër shikuesish konsiderohet të jetë jashtëzakonisht i madh.
Në intervistë Meghan tha se kishte menduar të kryente vetëvrasje përderisa jetonte në familjen mbretërore, ndërsa Prince Harry shtoi se ai dhe familja e tij ndiheshin të “bllokuar” ndërsa jetonin aty.
Oprah Winfrey zbuloi pas intervistës se Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip nuk kanë komentuar mbi ngjyrën e lëkurës së Archiet.
Komentet e zbuluara në intervistë kanë shtyrë familjen mbretërore që të fillojnë një hetim të brendshëm./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%