Hip hop ylli, Mozzik, ka publikuar ditë më parë projektin e tij të ri, i cili u prit shumë mirë.
“Madam” me një klip mjaft atraktiv dhe këngë që është shndërruar në hit, shpejt rrëmbeu zemrat e adhuruesve pas një mungese të tij në tregun muzikor.
Dhe, pritja masi mori fund dhe doli një hit, sërish do të ketë një pritje të re, pasi që kënga më nuk është në rrjetin social të videove, YouTube.
Duket se ish labeli i Mozzik, On Records, ka reaguar duke ndërprerë suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj kënge.
Kujtojmë se On Records dhe Mozzik me Getinjon janë në një kontest gjyqësor pas largimit të këtyre dy të fundit nga labeli i njohur.
Dyshja e reperëve nga Ferizaji prej atëherë formuan edhe labelin e tyre “2 Euro Records”, por që as me këtë lëvizje nuk arritën të sigurojnë videot e tyre në YouTube
Mbetet të shihet nëse kthehet ky videoklip, Getinjo brenda pak ditësh do të lansojë klipin e ri “50” në mesin e këtyre problemeve me distribuim të klipit.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...