Blogeri i njohur Olti Curri ka folur live për miqtë e tij në Instagram lidhur me vogëlushin 8-vjeçar Xheison Bafti, i njohur si ‘Taramelja’ e Piter Panit dhe replikave ndaj moderatores Alketa Vejsiu.
Sipas Oltit, nëse vogëlushi do ishte në Itali, nuk do e kishin nxjerrë në ekran për faktin që nuk shqipton dot shkronjën ‘k’. Fëmija aty do ndiqej me specialist por jo të tallej në ekran për ketë defekt, sqaroi blogeri.
‘Pajtu jam unë me Alketën. Nuk kam asgjë unë me Alketën personalisht, thjesht duke ditur eksperiencën e VIP-ave në Dance With Me që kanë thënë se nuk kanë marrë paret… dhe duke marrë rastin e Xheisonit që është shumë i talentuar, unë mendova që ky çuni të marrë rrogën more vëlla.”
Xheison po të ishte në Itali nuk do e nxirrnin në ekran për atë defekt, ai ka siklet kur flet ashtu por këtu shfrytëzohet për humor. Hajde tallu me një gagaç, hajde tallu me një topall, me një të shëndoshë…Nuk është humori aty, humori është ai që bëhet në vende të tjera në Itali apo Amerikë.
Ky çuni të marri rrogën siç merr Valbona Selimllari, Albi Nako, Robert Aliaj. Këtij meqë është i spikatur si fëmijë të marrë më shumë se të tjerët. 20 puntata, nga një mijë euro, i thonë 20 mijë euro. Kaq është’, tha Olti duke iu përgjigjur interesit të ndjekësve.