Google ADS

Olti Curri ka dy fjalë për baladën e Albërie Hadërgjonajt

00:10 | 21 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Olti Curri e vlerësoi këngën e Albërie Hadërgjonajt.

Albërie Hadërgjonaj është njëra prej artisteve që këtë vit po merr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Këngëtarja këndoi mbrëmë në natën e parë gjysmëfinale të festivalit, ku u paraqit me baladën “Ku ta gjej dikë ta dua”.

Olti Curri përmes një postimi në Instagram, ka thënë se e pëlqen këtë këngë.

“Si nje perdorues i rregullt i baladave prej shume kohesh, nuk kishte si te mos pelqeja kete kenge ku jane bashkuar vokali, teksti dhe muzika e profesionisteve”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kënga fituese e këtij festivali, do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme