Nominimi i mbrëmshëm (e martë) gjatë spektaklit në mes të Kiara Titos dhe Olta Gixharit ka shkaktuara shumë zhurmë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Aktorja dhe moderatroja janë përballë njëra-tjetrës dhe njëra prej tyre pritet që të largohet të shtunën e ardhshme.
Ndërkohë, këngëtari Luiz Ejlli që konsiderohet si një prej protagonistëve të këtij edicioni ka ‘kërcënuar’ vazhdimisht se në rast që Kiara eliminohet ai do të largohet bashkë me të.
Por, në anën tjetër edhe Olta e cila konsiderohet si kundërshtarja kryesore e Luizit në shtëpinë e famshme nuk i ka pritur mirë këto deklarata të tij.
Ajo në disa raste ka tentuar që Luizi të ndryshonte mendim, ndërsa në një diskutim me Deamishel ajo është përlotur duke thënë se ndihet në faj për gjithë këtë situatë. Reklama
Madje, Gixhari u shpreh se e ka menduar që të largohet edhe ajo në rast që Luizi vendos ta dalë bashkë me Kiarën.
“Nuk do të dalë ai, bën filma kot shyqyr që e ndërpreu këtë sepse po u bën shumë presion publikut, është gjynah edhe për mua, kam lënë shpirti këtu, kam lënë djalin jashtë, po më këputet shpirti, e di unë çfarë brenge kam, tani ky thotë po doli Kiara do të dalë edhe unë, më lë edhe një barrë tjetër kaq të madhe, e di sa keq ndihem, duket sikur unë po ia nxjerrë me dorë jashtë, e di sa me faj ndjehem nuk e di çfarë të bëjë”, është shprehur Olta. Reklama
Mbetet të shihet si do të rrjedhin situata deri të shtunën kur mbahet spektakli i radhës dhe cila prej banoreve do ta lë përfundimisht garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...