Nëse të gjithë mendonin se aktorja Olta Gixhari ka frikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Luizin, e keni gabim.
Së fundmi, teksa po bisedonte me Dean, Nitën dhe Kristin, aktorja deklaroi se nëse Vëllai i Madh do t’i jepte mundësinë që të largonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai do të ishte pikërisht Kristi.
Sipas Oltës ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta largojë nga shtëpia.
Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë brenda shtëpisë për të larguar, teksa aktorja i përgjigjet se ‘do u vijë radha’ të gjithëve.
Pjesë nga biseda
Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani
Kristi: Unë i rrezikshëm?
Olta: Po
Kristi: Për ty?
Olta: Patjetër që për mua
Kristi: Pse?
Olta: Je lojtar shumë i fortë
Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu
Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra
Kristi: Po ka të tjerë
Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...