Olta Gixhari në një lidhje të re dashurie?

15:03 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në ditën e të dashuruarve, aktorja e njohur Olta Gixhari ndau me ndjekësit një foto ku dukej e lumtur dhe shumë në formë, ndërsa i drejtohet personit të zemrës, e bindur dhe publikisht me fjalët “I love you!” (Të dua ty!).
E veshur me të kuqe, që simbolizon ditën e Shën Valentinit, 14 Shkurtin, Olta ka çuditur shumë miqtë dhe ndjekësit në “Instagram” me këtë deklaratë dashurie si kurrë më parë. Kujtojmë që aktorja bionde, protagoniste në disa role teatri e kinemaje dhe po ashtu pjesëmarrëse në spektakle televizive, pavarësisht lidhjeve që i janë bërë publike pa dëshirën e saj, asnjëherë nuk është shprehur vetë në media e sigurt për ndjenjat që ka pasur për personin që ka pasur në krah.

Si natyrë pasionante që është, ajo e ka shijuar lidhjen në maksimum, por pa dhënë deklarata, që do të vulosnin një marrëdhënie të caktuar. Ndërkohë, edhe pse prej kohës është shprehur se është “single”, të njohur të saj flasin se Olta është duke shijuar një histori të bukur me një djalë misterioz, të cilin përpiqet ta mbajë të fshehtë dhe larg vëmendjes mediatike.

Nga të paktat informacione që mund të thuhen është se, bëhet fjalë për një person të panjohur në publik, që e bën atë t’i përkushtohet dashurisë këtë periudhë, që duket se nuk është e angazhuar me ndonjë projekt, sa i takon karrierës profesionale.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale shihet që ajo vazhdon të mbajë ende në listën e miqve, djalin për të cilin dy vite më parë u përfol për një lidhje stabël, Xhek Nasufin. Madje, po të shohësh profilin e tij në “Facebook”, ai ende vazhdon t’i ruajë në albumet e tij fotot me Oltën, një prej të cilave është shumë e bukur pasi aktorja shfaqet e “kafshuar” në sup. Sa i takon formës fizike dhe look-t, Olta u shfaq shumë në formë festën “Top Albania Radio”, që u organizua në një nga club-et e Tiranës, pikërisht më 14 Shkurt, ditën e daljes në transmetim të radios.

Ajo duket shumë në formë pasi ushtrohet rregullisht në palestër. Sa për look-n, ndryshe nga disa vite më parë kur dukej si seks simboli Marylin Monroe, tani komentuesit kanë gjetur të përbashkëta mes pamjes së saj dhe aktores Sharon Stone. Mesa duket, Olta tashmë është maturuar jo vetëm profesionalisht, por edhe në pamje./Panorama plus/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme