Olta Gixhari “futet” në shtëpi, çfarë do të ndodhë sot?

14:33 | 25 Tetor 2024
E.H

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka bërë “lëmsh” rrjetin me postimin e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit dy fotografi ku pozonte brenda shtëpisë së BBVK-së, aty ku tashmë banorët kanë zënë vendet e tyre.

“Të shohim çka do ndodhi sot!”, ka shkruar Gixhari në postimin e saj, krahas imazheve.

Megjithatë, mbetet për t’u parë sonte se për çfarë realisht po paralajmëron opinionstja e spektaklit.

Aktorja, ka qenë një personazh tejet i komentuar edhe jashta këtij formati dhe di gjithmonë se si “të godasë” në shenjë.

Situatat brenda shtëpisë janë bërë tejet kaotike, me personazhe shumë “të flaktë” këtë vit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme