Aktorja Olta Gixhari ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
E ftuar në ‘podcast’-in “Zë me Mirën”, ajo ka folur për këtë eksperiencë si dhe për shumë gjëra të tjera.
Bukuroshja e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por që pas daljes nga ky format edhe i kanë kërkuar falje.
Foto: Screenshot/YouTube
“Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort”, u shpreh ajo.
Ish-konkurrentja tutje tha: “Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më kanë urryer, duke më thënë nuk të kemi kuptuar”.
Ajo tha më tej se kishte nevojë të ishte pjesë e një reality shou të tillë pasi bëri një shkëputje nga të gjitha, meqë edhe shkoi për të jetuar në Spanjë.
“Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”, deklaroi mes tjerash Gixhari. /Telegrafi/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...