Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani pas një periudhe të gjatë, që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 2.
Takimi i tyre risolli kujtime dhe momente nga spektakli, duke filluar me një reflektim mbi eksperiencën e Oltës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në bisedë, Olta kujtoi me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e BBVA, duke pranuar se kishte qenë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili e fitoi atë edicion. Ajo tregoi se ndonëse i ndërpreu papritur rrugëtimin, përvoja i kishte lënë mbresa të thella dhe kishte krijuar një lidhje të veçantë me publikun.
E pyetur për raportin e saj aktual me Luizin, Olta u shpreh se nuk kanë folur që prej përfundimit të spektaklit. Me humor, ajo tha: “Nuk kemi folur, fare. Është budalla ai mi, e rreh gruaja.” Për më tepër, ajo shtoi se nuk kanë komunikuar as gjatë xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët “Në kuadër të dashurisë”, duke e mohuar kategorikisht ndonjë ndërveprim.
Pavarësisht gjithçkaje, Olta e konsideroi eksperiencën e saj në Big Brother VIP si një arritje të veçantë, duke theksuar se kishte fituar zemrat e një pjese të madhe të publikut.
“Gjysmën e publikut e bëra për vete”, tha ajo me krenari, duke nënvizuar ndikimin e saj gjatë kohës së kaluar në spektakël. /Telegrafi/
Kocevski: Pezullimi i prokurorit Hajrullahi është ligjorIsh-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar AsociacioninFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneresKëngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollis…Ekipi i Kosovës në Goalball merr pjesë në turneun “Selaniku 2024” në Greqi
Big Brother VIP Albania
Luiz Ejlli
Olta Gixhari
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...