Regjisori amerikan Oliver Stone ka deklaruar se filmi i tij i rradhës do të jetë në lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.
Data e lëshimit të filmit, e cila bazohet kryesisht në intervistat e liderit rus, ende nuk është bërë publike, transmeton portali arbresh.info.
Dokumentari pritet të shfaqë qëndrimin e Putinit ndaj ngjarjeve globale që kanë ndodhur gjatë kohës së tij si president, që nga viti 2000.
“Nuk është dokumentar, por është më shumë një session pyetje përgjigjje”, ka thënë ai për mediat australiane.
“Putin është një nga liderët më të rëndësishëm në botë dhe përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë armik, mendoj se është e rëndësishme të shfaqin gjërat që i mendon ai”, ka shtuar Stone.
Sipas Stone, ekuipazhi i filmit u takua me Presidentin rus katër herë gjatë dy viteve të fundit për të marrë komente mbi ngjarjet kryesore globale./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?