“Oki” tregon një eksperiencë jetësore rreth fisnikërisë së japonezëve: Dhurata ime e vuri në hall mjekun japonez

22:29 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Fatmir Spahiu është një ndër aktorët më të famshëm shqiptar dhe me numër të madh të fansave.

Aktori që më mirë njihet si Oki i serialit “Kafeneja Jonë” tashmë publikisht e kemi parë teksa është tifoz i futbollit.

E ngjarja kryesore e këtyre ditëve është kampionati botëror, ku duket se po ndiqet me vëmendje të madhe prej 27-vjeçarit.

Duket se i frymëzuar nga angazhimi maksimal i kombëtares së Japonisë në ndeshjen kundër Belgjikës, ka treguar edhe një eksperiencë personale me japonezët.

Në fakt, ai ka treguar se si një mjek që kishte mbajtur një ligjëratë në QKUK-në e Prishtinës, ishte shpërblyer me një dhuratë, të cilën beson se nuk e ka marrë me vete në vendlindje.

Aktori thotë se në këtë beson pasi që mjeku iu kishte kërkuar faturën e verës pasi që vetëm në këtë formë ka mundur ta arsyetoj dhuratën në Japoni.

Postimi i plotë në Facebook:

Japonezët i dua si komb dhe kulturë. Për disa arsye, një herë moti një mjek i njohur japonez kishte ardhur në Kosovë me iniciativën time dhe me përkrahje të ambasadorit Ahmet Shala, të cilit kurrë s’ja harroj. Arsyeja e ardhjes ishte një ligjëratë në QKUK. Doktorit që ish emër i madh në Japoni dhe botë ja pata bë dhuratë një shishe verë të Kosovës në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë.

Besoni pat ra në hall me atë dhuratë qysh me deklaruar në Tokio kur te mbërrin. Derisa ma kërkoj faturën e saj të cilën nuk e pata ruajt sepse bëhet fjale për një dhuratë zemre, kam përshtypjen se nga turpi i ndonjë “korrupsioni” të paragjykuar as që e ka marr me veti.

Pastaj ato që kam lexuar për të janë të mahnitshme. Psh personin që ne e quajmë “Bërllogji”, pra punëtorin e higjienës ata e quajnë “Inxhinier i Higjienës”.

Një fëmijë nëse merr ushqim më shumë se që han dhe e len në pjatë për ta hedhur, konsiderohet turp i madh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme