Nusret Gokçe paditet nga punonjësit e tij për keqtrajtim

01:50 | 21 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Kuzhinieri turk, Nusret Gokçe së fundmi është paditur nga punonjësit e tij për keqtrajtim.
punë jashtë orarit dhe për paga të vogla.

Nusret, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë jashtë orarit dhe me paga të vogla.

Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet e Gokçe.

Mirëpo, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Gjithashtu ata u shprehën se Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme