Noizy ka treguar nëse e ka gjetur femrën ideale.
Reperi i njohur shqiptar Noizy ka qenë i ftuar së fundmi në emisonin “Në kurthin e Piter Pan”.
Pasi u pyet nga vogëlushët nëse e ka gjetur gruan apo jo dhe pasi Noizy tha se “do ta gjejë” tani që i ka plotësuar të gjitha gjërat që ka dashur, fëmijët nuk ia kursyen as pyetjen për “kriteret” që duhet të plotësojë njeriu me të cilin reperi do të zgjidhte të kalonte jetën.
“Kur shoh nënën dhe motrën time, sa të dashura dhe sa të përkushtuara, them se dua t’i ngjajë nënës dhe motrës sime. Natyrisht, të gjitha nënat janë shumë të mira dhe të gjithë djemtë i duan nuset si nënat e tyre, por unë vërtet dua që ta ketë personalitetin aq të dashur sa nëna ime…” – tha reperi.
Pra, kur Noizy të gjejë nusen, do shohë nëse i ngjan nënës së tij./lajmi.net/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...