Përvoja në modeling ishte një ogur i mirë për karrierën e Eva Muratit, e cila shumë shpejt mund të nxjerrë “jashtë loje” Marina Vjollcën, Ilda Bejlerin dhe shumë prezantuese të tjera sportive.
Moderatorja e re, e cila njihet nga të gjithë si nusja e ish-Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm në karrierë.
Eva që nga java e kaluar është pjesë e programit “Mbrëmje në Champoions League” së bashku me moderatorin Andi Nuraj dhe 4 të ftuar të tjerë.
Eva numëron disa eksperienca televizive në “Agon Channel”, përkatësisht në emisione si “Antilope”, “Duartrokitje” përkrah Adi Krastës si dhe në emisionin e së Dielës në këtë televizion, “Dita e Shtatë”.
Ajo ka prezantuar ndër të tjera një sërë spektaklesh të njohura në kryeqytet si “Break the Chain” spektakël i zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “8 Mars”, në Pallatin e Kongreseve, programin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, “100 vjet shtet”, e shumë të tjerë.
Eksperiencat e saj shtrihen edhe në aktrim, ndërsa është shfaqur në “I Jashtëligjshmi”, përkrah aktorit të njohur, Gazmend Paja dhe serialit “Kokrrat”.
Eva Murati ka pasur rolet e saj edhe në teatër në shfaqjet “Dy zotëri nga Verona” dhe “Opera për tre groshë”.
Ndërkohë, në modeling Eva ka qenë protagonist e disa spoteve publicitare, ndërsa prej disa kohësh është edhe pjesë e një agjencie prestigjioze të talenteve në Milano.
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë