Google ADS

Nusja e Joe Biden lidhet me vëllaun e burrit të saj të ndjerë

23:00 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Nusja e zv.presidentit Joe Biden ka nisur një marrëdhënie me Hunter Biden, vëllaun e vogël të burrit të saj të ndjerë.

Beau Biden, djali i Joe Biden, ndërroi jetë në vitin 2015, duke shokuar të gjithë familjen dhe të afërmit e Joe Biden, transmeton portali arbresh.info.

3dda93e300000578-4272982-bereaved_haillie_biden_lost_her_husband_and_is_now_having_an_aff-m-19_1488404216154

Vdekja e tij ndikoi edhe në karrierën e babait të tij.

Hunter Biden, djali i vogël i Joe Biden është divorcuar nga gruaja e tij Kathleen në vitin 2015.

kath

Marrëdhënia e tyre ka marrë edhe bekimin e Joe Biden, i cili është shprehur i lumtur për lidhjen e tyre.

Zv.presidenti Joe Biden, i cili ka qëndruar kryesisht larg mediave që nga përfundimi i detyrën, përmes një deklarate të përbashkët me gruan e tij, Jill, kanë pranuar se lajmi ka sjellur ‘trishtim’, megjithatë ata u kanë ofruar atyre mbështetjen e plotë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme