Meghan Markle u largua drejt New Yorkut që të organizonte një “baby shower” për foshnjën që pritet të sjellë në jetë në muajin prill. Në festë u shfaqën shoqet më të ngushta të saj, Serena Williams dhe Amal Clooney.
Por të gjithë po pyesin ku është kunata e saj, Kate Middleton?
Thuhet se dukesha po shijon pushimet në një vend malor, duke bërë ski me Princin William dhe tre fëmijët e tyre. Edhe pse Kate ndoshta mund të kishte gjetur mundësinë që të bëhej pjesë e festës, ajo nuk ndodhet pranë kunatës së saj.
Raportohet se Meghan do të organizojë një tjetër event në Angli dhe me siguri kunata e saj do të jetë aty. Gjithsesi zërat se mes tyre ka një përçarje kanë nisur prej kohësh, dhe duket se dukeshat as nuk përpiqen që të vërtetojnë të kundërtën.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...