Google ADS

Nuk përfundon vera pa thënë Dafina Zeqiri, artistja së shpejti në duet me reperin e njohur

10:41 | 26 Shtator 2023
K.B

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri duket se nuk e ka ndërmend ë ndalet.

Artistja e cila ishte më e pëlqyera gjatë kësaj sezone verore, e ka paralajmëruar një duet të ri.

Kësaj here ajo bashkë me reperin Mozzik do të sjellin këngën e tyre të parë të përbashkët.

Këto dyshime erdhën pasi në një postim në llogarinë e saj në TikTok, Dafina shihet përkrah Mozzikut.

Ndonëse dyshja nuk kanë zbuluar asnjë detaj, fansat e tyre reaguan në komente duke shprehur dëshirën e tyre për një këngën mes Dafinës dhe Mozzikut.

Për dallim nga Dafina që solli shumë projekte, Mozzik nuk është që ishte edhe shumë aktiv./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme