Olsa Muhameti, është autorja e “Kepit të VIP-ave” e cila nis së shpejti.
Ajo ka zbuluar detaje nga ky reality show.
Ajo tha se bashkëjetesa mes VIP-ave nuk do të ketë rregulla dhe do të kenë telefonin e tyre.
Të ftuar specialë, mes tyre edhe fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli do të bëhen pjesë e “Kepit të VIPA”-ve.
“Ky është një sezon fantastik këtë e them me bindje se jemi në gjysmë të xhirimeve, do të jetë më i klikuar i sezonit si çdo program në Top Channel, në ndryshim veç se konkurrentëve, pjesëmarrësve ndryshon se ata po jetojnë pa rregulla, brenda gjithë kësaj situatës, do të shohim se ç’do gjenerohet, nëse vitin e shkuar do u duhej të vendoseshin disa rregulla që në fund do merrnin çmimin fitues, këtë vit pa rregulla, kanë telefonat e tyre, do gjenerohen situata të veçanta. Në ndryshim kepi do të ketë të ftuar specialë që do të vijnë brenda resortit luksoz në Bodrum. Luizi, po do të jetë pjesë si i ftuar special që do të sjellë disa situata që kanë mbetur të hapura, duke qenë se ka personazhe që kanë qenë pjesë e Big Brother, madje ka edhe të ftuar të tjerë që do të qëndrojë vetëm dy ditë. Për Kejsin, unë e kam shumë qejf, kur po punoj me Kejsin, është shumë vitale dhe jam shumë e kënaqur që do të jetë pjesë e VIPA-ve. Shpresojmë të shkojë në një darkë romantike me një prej personave që kanë qenë në BBV. Deri në këtë pikë ka shumë materiale interesante. Ka shumë batuta për të qeshur, ka edhe momente për të qarë. Ka festa dhe sfida shumë interesante. Jo nuk ka një çmim të madh. Aty janë disa të rinj pushojnë.”, tha Olsa.
Kujtojmë se pjesë e Kepit do të jenë Jori, Keisi, Ronaldo, dhe së fundmi kastit i është bashkuar edhe Gerti.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...