Aktori zbuloi se ai hodhi poshtë një rol në filmin kult shumë vite më parë, por nuk i vjen keq, transmeton Lajmi.net.
Roli që ai e refuzoi ishte Neo në filmin aksion-fiksion-shkencor të vitit 1999, i cili përfundimisht i takoi Keanu Reeves, dhe që shënoi karrierën e tij. Edhe pse informacionet u shfaqën vitin e kaluar në media se roli i Neo-së iu ofrua së pari Pitt, ai vetëm së fundmi ka zbuluar detaje.
“Po, unë e refuzova një rol në Matrix. Mora pilulën e kuqe. Ky është filmi i vetëm që unë do të zbuloj se nuk pranova të luaj në të, “pranoi Brad.
“Nëse unë tashmë e kam refuzuar rolin, do të thotë që ai nuk ishte për mua. Ishte për dikë tjetër dhe dikush e realizoi atë shkëlqyeshëm. Unë vërtet besoj në këtë. Nëse do të filloja të flisja për të gjitha rolet që kam refuzuar, do të flisnim për dy ditë të plota ”, thotë aktori i njohur.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...