Nëse keni qenë aktiv në internet dy vitet e fundit, nuk ka mundësi të mos i dini të gjitha rreth Jeremy Meeks, ish i burgosur që u shndërrua në modelin e preferuar ndërkombëtar, pasi Policia publikoi foton e tij në faqen zyrtare.
Meeks, i cili është nga Stockton, California, u arrestua në vitin 2014 për veprimtari të lidhura me banda dhe një akuzë për shkelje të pengimit të drejtësisë, por e gjeti veten në qendër të një shpërndarje gjerësisht të përhapur online pas publikimit të fotove në të gjithë botën, duke u cilësuar si krimineli më “hot” në gjithë botën.
The Independent, vitin e kaluar raportoi se Meeksit i ishte ofruar një kontratë modelimi në një prej agjencive më të mëdha të modës ndërsa ai ishte ende prapa hekurave për krimet e tij.
Që nga lirimi i tij në mars të vitit 2016, Meeks ka ndjekur gjithmonë Javën e Modës së Nju Jorkut, por ishte udhëtimi i tij drejt Britanisë kësaj jave që e vuri sërish në krye të titujve të mediave.
Ai është ndaluar nga Policia britanike pasi po udhëtonte drejt Londrës për një set fotografish.
33-vjeçari nuk u lejua të hyjë në vend me anë të kontrollit të kufirit , pavarësisht faktit se mbante të gjitha dokumentet e kërkuara nga oficeri i tij i lirimit me kusht.
Daily Mail raporton se gruaja e Meeks, së bashku me menaxherin Jim Jordan, janë aktualisht në një hotel në Londër.
Menaxheri i tij thotë se Meeks nuk është lejuar pasi u akuzua se i kishte skaduar afati i pasaportës, ndërsa ka shtuar se modeli simpatik është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...