Google ADS

Nuk është ‘Big Brother’, zbulohet formati i ri televiziv që do të sjellë Luana Vjollca

21:26 | 14 Janar 2020
Trina Galanxhi

Në mbyllje të sezonit të tretë i “Shiko kush luan”, moderatorja Luana Vjollca u shpreh se do të rikthehet me një emision të ri në Top Channel.

Emisioni i parë që u përfol menjëherë nëpër portale është Rikthimi i “Big Brother në Top Channel përflitet prej kohësh dhe Luana ka qenë një ndër moderatoret më të diskutuara përsa i përket reality shoë-t. Përpos kësaj, moderatorja ka pëlqyer këtë postim në Instagram, ku shkruhet se ajo do të prezantojë “Big Brother”.

Por natyrshëm lind pyetja: Nëse Luana konfirmoi prezantimin e “Big Brother”, pse nuk shftrytëzoi momentet në “Shiko kush luan”, por u mjaftua me një like në Instagram? Logjika të bën të mendosh se “Big Brother” mund të mos rikthehet fare. Vetë Arbana Osmani, prezantuesja historike e “Big Brother”, është shfaqur disa herë skeptike për rikthimin e programit.

Nisur nga kjo, kontaktuam me burime në Top Channel, të cilët u shprehën për Anabel se “Luana do të rikthehet me një program ku në qendër do të jenë çiftet”. Programi do të ndërtohet në bazë të lojrave dhe çifteve shqiptare, të cilët janë të panjohur për publikun./Anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme