Rudina Magjistari ka nisur prej të hënës transmetimin e emisionit të pasdites dhe sot në puntatën e tretë ka zbuluar pak edhe për vajzën e saj.
Mia rritet çdo ditë, por moderatorja e njohur asnjëherë nuk ka publikuar foto të saj ku i shfaqet imazhi.
Në programin e sotëm përballë Rudinës si e ftuar ishte gazetarja Aulona Musta me vajzën e saj.
Pjesë e diskutimit për marrëdhënien me fëmijët u bë edhe vetë moderatorja e cila zbuloi disa detaje për raportin me të bijën, Mia.
“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej”,–u shpreh ajo. Ndërsa gazetarja Aulona Musta zbuloi se ndonjëherë i ka shpëtuar ndonjë goditje, por më së shumti e dënon duke i thënë të shkojë në dhomën e saj.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor