“Nuk e bëj kurrë”, si u bind Stresi të futej në Big Brother?

13:20 | 13 Dhjetor 2022
A. B.

Stresi është padiskutim një nga banorët më të diskutuar të këtij Big Brother Vip Kosova. Hyrja e tij ishte e papritur dhe surprizuese.

Një tip i lirë si ai vështirë të mendohet i izoluar brenda për një kohë të papërcaktuar.

Por, ja që ndodh dhe ata që e bindën janë autorët e BBVK dhe jemi shumë kuriozë të dimë si ja dolën pasi kur Stresi ishte i ftuar në një emision, pyetjes se a do të futej ndonjëherë në Big Brother i përgjigje kështu:

“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë! Kurrën e kurrës! Nuk futem dot unë kështu, të jem me çdo lloj njeriu aty”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme