Kim Kardashian ka jetuar dekadën e fundit në fokus të kamerave.
Por deklarata e saj, në një intervistë për ITV këtë mëngjes, i ka çuditur të gjithë. Teksa fliste për famën dhe familjen e saj, Kim është shprehur se fëmijët e saj nuk e kanë idenë e famës.
Ajo ka folur për të qenit në qendër të vëmendjes dhe vendin që zënë kamerat në jetën e saj.
Kim ka treguar se një pjesë të madhe të kujtimeve të saj i ka dokumentuar me anë të selfieve, por ka bërë edhe deklaratën e papritur se ka hequr dorë nga to.
Sipas yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo dëshiron që të jetojë jetën e vërtetë.
“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur ajo.
Ajo ka treguar se tanimë ka prioritete të tjera dhe dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën private.
E imagjinoni dot Kimin të jetojë pa selfie? Ne jo!
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja