NRG Band grupi i njohur kosovar ditë më parë kanë bërë remake këngën ‘Ani mori nuse’ në versionin e tyre, këngë të cilën e morën nga bagazhi artistik i bilbilit të muzikës, Nexhmije Pagarusha.
Grupi i njohur kanë shkuar në një vizitë te legjenda e muzikës shqiptare, shkruan portali arbresh.info
Vokalistri i grupit Besnik Qaka ka bërë një postim në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka treguar për vizitën duke i bashkangjitur edhe disa imazhe përkrah Nexhmijes, në të cilat kishte shkruar edhe disa fjalë për të.
“Është gjithmonë kënaqësi të takosh bilbilin e Kosovës, zonjën Nexhmije Pagarusha të cilës i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Megjithëse, kemi nderë dhe përgjegjësi të prezantojmë këngën e mirënjohur “Ani mori nuse” për të cilën me shumë respekt dëshirojmë ta falenderojmë Znj. Nexhmije Pagarusha që na mundësoj ta sjellim në versionin tonë e që njëkohësisht na frymëzon të vazhdojmë punën e tyre”, ka shkruan Besniku në mbishkrimin e imazheve. /arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...