Nostalgji nga Victoria Beckaham, publikon foto të fëmijërisë

12:50 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Victoria Beckham si duket është bërë nostalgjike.

Ish-këngëtarja dhe njëherësh dizajnerja, Victoria Beckham, ka hapur arkivat.

Me ndjekësit e saj në Instagram e ka publikuar një fotografi nga e kaluara, saktësisht nga koha kur ajo ishte fëmijë.

Ajo në fakt ka dashur të tregoj se gjithmonë ka dashur të bëhet stiliste dhe këtë na e vërtetoi se e ka me të lindur.

Në foton e parë shihet duke hekurosur rroba, e përkrah këtij imazhi ajo ka bashkangjitur një tjetër fotografi të kohës së tanishme e realizuar njësoj sikur vite më parë.

“Gjithmonë e destinuar për atelier? Përgatitja për hartimin e koleksionit të ri për javën tjetër në WFH”, ka shkruar Victoria.

Kujtojmë se ajo nisi brendin e veshjeve qysh në vitin 2008 dhe i ka kushtuar aq kohë sa ‘ta gdhendë’ emrin e saj në listën e stilistëve më të mirë.

https://www.instagram.com/p/CATEYPiplIS/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme