Nora Istrefi numëron mbi 668 mijë ndjekës në Instagram, ku krahas njoftimeve për projektet e reja apo koncertet, publikon edhe fotografi nga përditshmëria e saj.
Gjatë të dielës, këngëtarja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me robdeshambër, e shtrirë mbi krevat.
Ajo duket e rregulluar dhe mjaft bukur, ndërsa për një orë ka marrë 15 mijë pëlqime.
“Një mëngjes si ky”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social, Instagram.
https://www.instagram.com/p/BfECFYElFPP/?utm_source=ig_embed
Ndërsa në InstaStory, ajo ka publikuar imazhe gjatë përgatitjeve të saja para koncertit në Tiranë.
Nora sjell më rrallë projekte të reja muzikore, mirëpo kujdeset që ato të jenë të pëlqyeshme nga fansat e këngëtares.
Në vitin e kaluar, ajo publikoi dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me bashkëshortin e saj, Robert Berisha dhe një tjetër me reperin e popullarizuar, Gjiko.
Edhe “S’ka inat”, edhe “Gabime” u publikuan në muajin korrik. Videoklipi i duetit me Robertin numëron mbi 10 milionë shikime në YouTube, kurse ai me Gjikon mbi 22 milionë shikime. /Telegrafi/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...