Nora nuk i ‘ndahet’ Robertit, ja çfarë i ndodhi këngëtarit në Ulqin

23:20 | 15 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Prej momentit kur bënë publike ndarjen, Noran Istrefi dhe Robert Berisha kanë treguar se ruajnë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin.

Madje në projektet që publikojnë, ata e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. Së fundmi Roberti ka udhëtuar drejt Ulqinit dhe Nora nuk i është ‘ndarë’ as atje.

Këngët e Norës janë lëshuar në prapaskenë dhe ky detaj nuk e ka penguar aspak Robertin. Ai ka filmuar momentin duke e postuar në InstaStory si formë përkrahjeje me Norën të etiketuar në postim. Ky veprim tregon edhe një herë marrëdhënien e tyre mjaft miqësore./bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme