Dyshja e njohur kanë sjellë projektin e tyre muzikor, bashkëpunim ky që u prit mirë nga publiku.
Kënga “M’ke mungu” e reperit nga Shqipëria, Skerdi dhe këngëtares tonë, Nora Istrefi në minutat e parë të publikimit u pëlqye tej mase nga fansat e dy artistëve, shkruan portali arbresh.info.
Përveç projektit, ajo që tërhoqi vëmendje në këtë klip ishte edhe pamja e këngëtares, Istrefi e cila u shfaq me veshje të ndryshme.
E në njërën prej tyre, Nora dukej tejet seksi në një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë pa reçipeta ku dukej tejet seksi dhe provokative.
Projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip.
Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit.
Dy artistët do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte anë e mbanë Evropës./arbresh.info/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...