Google ADS

Nora Istrefi vjen plot stil në fotot e reja

20:27 | 18 Prill 2021
A. B.

Ajo shquhet për stilin e veçantë dhe elegancën që transmeton përmes imazheve e videove të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila përflitet vazhdimisht për paraqitjet që bën, shkruan portali arbresh.info

Nëna e një vajze, që në Instagram numëron një milion ndjekës, ndan me fansat shpesh fotografi dhe në këto të fundit shfaqet në top formë.

Ajo duket joshëse në imazhin e fundit të publikuar në Isnatgram, teksa shfaqet me shumë stil.

Nora shfaqet me veshje verore ngjyrë të verdhë teksa e kombinoi atë me takat ngjyrë të kaltër.

Kujtojmë se, të fundit këngë e solli në shtator të vitit që lamë pas në duet me artistin Butrint Imeri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme