Google ADS

Nora Istrefi shkëlqen në të kuqe

09:43 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Këngëtarja Nora Istrefi, në pak ditë do të publikojë klipin e saj më të ri, në bashkëpunim me motrën e saj, Era Istrefi.

“Nuk e di” titullohet kënga e tyre e re, në klipin e së cilës sy motrat do të shfaqen mjaft provokuese me paraqitjen e tyre.

Ndërkohë, Nora vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ushtron edhe profesionin e blogeres.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografish, ku ka rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen e fansave.

Ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur në të kuqe, duke vënë në pah figurën e saj trupore.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këto paraqitje të saj

https://www.instagram.com/p/BwULA0fl6RV/

https://www.instagram.com/p/BwUG0p_l_Wt/

https://www.instagram.com/p/BwSKJ6Tl1J-/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme