Nora Istrefi, është njëra ndër këngëtarët më të pëlqyera dhe të kërkuara të momentit.
Pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Ermal Fejzullahun, këngën dhe klipin “Hije”, i cili u prit mirë nga publiku.
Ndërkohë, aktualisht ajo është angazhuar edhe me profesionin e saj tjetër si blogere, ku publikon mjaft shpesh fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet e veshur mjaft me stil.
Por së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa imazhe në Instagram Story, ku shfaqet me pallton e famshme të klipit “Bonbon”, me të cilën shfaqet në klip motra e saj, këngëtarja Era Istrefi.
Pranë saj dukej bukur e veshur edhe vajza e saj Renee, me një xhaketë rozë të mbushur me pupla.
Një kombinim i bukur nënë e bijë, bëri që këto imazhe të marrin simpatinë e shumë ndjekësve të saj në këtë rrjet social.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën