Këngëtarja Nora Istrefi, dhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, janë duke kaluar së bashku disa ditë të mira pushimi në Turqi.
Bashkë me ta gjendet edhe vajza e tyre e vogël, Renee, e cila më në fund po shijon ca ditë të mira pushimi krah prindërve të saj.
Nora dhe Roberti kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi nga pushimet, duke treguar për çastet e ëmbla që po shijojnë atje.
Këngëtarja Istrefi edhe këtë herë vazhdoi ta rrëmbejë vëmendjen me linjat e saj.
Ajo vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive me trupin më të lakmueshëm në estradë.
Jo rrallë herë Nora ka publikuar fotografi me bikini, duke vënë në pah fizikun e saj të lakmueshëm.
Performanca në klipin “Ni gote për ty”, ishte gjithashtu shumë atraktive, dhe Nora tregoi se edhe pas kaq vitesh vazhdon të mbetet në top formë.
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sindikata e Re e KEK-ut mban sot protestë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për ska...