Nora Istrefi po vjen me një projekt të ri

17:12 | 18 Shkurt 2021
A. B.

Nora Istrefi është ndër artistet më të dëgjuara, pasi përçon energji pozitive përmes projekteve muzikore.

Bukuroshja gjithmonë di të tërheq vëmendje përmes pozave atraktive, të cilat pëlqehen nga fansat e saj, shkruan portali arbresh.info

Por, Nora së fundi ka njoftuar se po vjen me diçka krejt ndryshe.

Ajo postoi në rrjetet sociale një set të ri fotografik i cili zgjoi shumë kureshtje tek publiku, se me çfarë projekti po vjen?

A mund të jetë në lansimin e një videoklipi të ri apo të një biznesi të ri?

Pëlqimet dhe komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve nuk i kanë kursyer komplimentet për këtë paraqitje të saj dhe janë tejet kureshtar se me çka po vjen Nora. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme