Më 25 gusht, këngëtari i njohur, Robert Berisha ka njoftuar se ai dhe këngëtarja Nora Istrefi janë ndarë.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në instagram, derisa Nora asnjëherë deri tani nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.
Dyshja e njohur janë komentuar shumë në mediat rozë për tradhti, ribashkim dhe jo vetëm, megjithëse nuk është kuptuar qartë nëse ata janë ndarë vërtetë.
Ndonëse, Roberti është treguar i hapur dhe ka shpërndarë edhe zemra në instagramin e Norës, nga kjo e fundit deri sonte nuk është bërë diçka e tillë ndaj Robertit.
Nora Istrefi sonte i ofroi mbështetje Robert Berishës në bashkëpunimin e ri, “T’kam dasht”, të cilën këngëtarja e shpërndau në instastory për 1 milion ndjekësit e saj, shkruan rtv21.tv
Kujtojmë se në vitin 2014, Nora dhe Roberti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Nga martesa, çifti ka një vajzë, e cila quhet Renee.
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...