Noizy tregon raportet me këngëtaret: Loredanën e kam “shok gangster”, Dhuratën si motër…

13:14 | 25 Korrik 2023
L G

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka folur për raportet e tij me këngëtaret e famshme shqiptare, me të cilat ka edhe bashkëpunime.

Ai në një intervistë në “Më lër të flas” ka treguar raportet e tij me Elvana Gjatën, Dhurata Dorën dhe Loredana Zefin, transmeton Arbresh.info.

“Lori, she is a G. E kam si shok gangster. Dhuratën e kam sinqerisht si motër, edhe dukemi pak a shumë, kurse Elvanën e ka gjithë Shqipëria. Elvana është Diva”, u shpreh Noizy.

Ndryshe, Noizy ka bashkëpunuar me të tre artistet dhe të gjitha këto bashkëpunime janë shndërruar në hite që kanë marrë miliona shikime në Youtube./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme