Noizy sfidon veten edhe si aktor

18:19 | 14 Nëntor 2019
A. B.

Noizy tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe padyshim se numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

I njëjti pëlqehet tej mase, ndërsa koncertet e tij janë të mbushura plot thuajse gjithnjë Kosovë e Shqipëri, duke mos lënë anash edhe vendet evropiane, shkruan portali arbresh.info

Reperi duket se ka talent edhe për aktrim, atë së shpejti do ta shohim në një projekt filmik, ku vjen në rolin e aktorit.

Është fjala për filmin gjerman “Man from Beirut”, në të cilin luan edhe Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Tashmë është publikuar trajleri i këtij filmi dhe në disa pjesë shihet edhe reperi Noizy. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme