Reperi i njohur Noizy ishte ndaluar sot (e enjte) nga autoritetet kosovare.
Krjet kjo kishte të bënte me një gjobë të papaguar për incidentin e përleshjes me reperin Cozman në shtatorin e vitit 2016.
Ai pagoi një gjobë prej dy mijë eurosh, duke shmangur kështu dënimin me burgim i cili ishte plot 100 ditë.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Noizy ka dhënë sqarimin e tij duke shprehur respekt për Policinë e Kosovës, por e ka quajtur të prishur sistemin.
“Respekte për Policinë e Kosovës, por sistemi është m*t. Fakti që dikush vendos të nxjerrë një fletë-arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë në daç me telefonatë në daç me postë, në daç me e-mail të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiotë që e komandojnë atë, më e forta është se më thanë ‘e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast’, sepse ty nuk mund të gjenim asnjë kontakt…vërtetë kaq e vështirë është? Nejse, bëhej fjalë për incidentin që ka ndodhur në Swiss Diamond në Prishtinë 13 shtator 2016, dhe sipas ty paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar mbas gjashtë vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë-arrest. Edhe një herë respekte për Policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore”, ka shkruare Noizy në Instagram.
View this post on Instagram
Përndryshe, reperi nga Shqipëria erdhi për vizitë në Kosovë, ngase ishte angazhuar për t’u veshur si babadimër dhe gëzuar fëmijët në Kampin e KOFR-it në Vushtrri.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...