Noizy publikon këngën dedikuar nënës së tij

14:24 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Reperi i njohur Noizy ka lansuar projektin e fundit muzikor.

Kënga e re është dedikim për nënë dhe u lansua pikërisht sot në ditën ndërkombëtare të gruas, shkruan arbresh.info.

Kënga me titullin ‘Mbretëresha Ime’ ka ardhur bashkë me videoklip dhe e sjell reperin shumë më ndryshe dhe më emocional se herëve të tjera.

Me këtë këngë ai ka uruar nënë e tij dhe të gjitha nënat për festën e 8 Marsit.

Ndërsa, ky është projekti i dyte brenda këtij viti për reperin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme