Google ADS

Noizy për herë të parë në skenën e Festivalit të 63-të të Këngës

14:39 | 14 Dhjetor 2024
E.K

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, do të jetë pjesë e Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, por jo si konkurrent. Artisti do të ngjitet në skenën prestigjioze të festivalit si i ftuar special i natës së parë, ku do të performojë live së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Kjo është hera e parë që Noizy, një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ngjitet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Ky edicion pritet të jetë ndër më të veçantët, duke afruar artistë të brezave dhe stileve të ndryshme. Për Noizy-n, kjo është një mundësi për të treguar një anë tjetër të artit të tij në një platformë historike, e cila tradicionalisht lidhet me përzgjedhjen e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision.

Pjesëmarrja e tij shihet si një hap që synon të afrojë publikun e ri me Festivalin e Këngës, duke sjellë një frymë më moderne dhe energji të re në këtë ngjarje tradicionale.

Ndërkohë, Noizy sapo ka publikuar filmin e tij të ri, “Trouble Shooter”, i cili po merr vlerësime pozitive dhe ka tërhequr vëmendje të madhe. Megjithatë, këtë dhjetor, vëmendja kryesore do të jetë tek debutimi i tij në Festivalin e Këngës, një sfidë e re për reperin që vazhdon të zgjerojë kufijtë artistikë të karrierës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme