Mjaftoi njё intervistё e saj pёr tё ndezur gjakёrat nё grupin e njohur muzikor OTR. Enca nё intervistёn e dhёnё pёr Prive foli pas shumё kohёsh pёr hit-et e saj, sukseset dhe bashkёpunimin me njё nga shtёpitё diskografike mё tё njohura botёrisht, atё Universal. Edhe pse ajo gjatё intervistёs theksoi se ky bashkёpunim ka ardhur papritur dhe ka qenё njё nga çastet mё tё bukura tё vitit qё shkoi, por edhe tё jetёs sё saj, Noizy nuk duket se ndan tё njёjtin mendim.
Ja çfarё ka shkruar ai pёr kёtё intervistё tё Encёs:
“Hajdutёt kan arsyje qe vjedhin, ai qe vret ka 1 arsyje te fort qe vendos te vrase, gjithashtu edhe ai qe genjen ka arsyjet e veta kuptohet, por te jesh mos mirenjohes se kuptoj.
E kuptoj qe ti don tu tregosh njerzve me kembngulje qe je self made, por te gjith e din se kush te beri, te gjith e din kush ishe kur ishe vetem, dhe te gjith e din se kush u bere kur u bashkove me OTR, kshuqe ate self made shko thuja dikujt tjeter jo neve, nuk esht turp te thuash qe me ka ndihmuar grupi, sepse don zdon ti jemi grupi ma i sukses’shem ne shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshoj.
Ti dhe “stafi” keni hyr ne Universal me forcat tua? Cili staff? Shoferi makines apo make up artist!? Mos harro se as nuk te njifnin dhe u desht te bisedoja 30 min me to per ty dhe qe vendosem te japim 1 shans, dhe gjith kjo bisede esht inxhizuar per prova.
Shko thirr gazetaret prap dhe jep intervist te sakte, pa rrena, se ske arsyje. Deri atehere je jasht grupit OTR”, shkruan ai dukshёm i revoltuar.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën