Noizy nderohet me mirënjohje për mbështetje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

09:31 | 4 Dhjetor 2019
A. B.

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë prezent në Durrës dhe Thumanë për t’iu gjendur nga afër të prekurve nga dy tërmetet e tmerrshme që goditën vendin.

Ai ka publikuar imazhe nga aksionet humanitare që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke iu ofruar njerëzve strehim, ushqim si dhe mbështetje morale, shkruan portali arbresh.info

Noizy së fundi ka pranuar një mirënjohje nga Bashkia e Fierit, për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara të Qendrës Horizont. Ai nderohet me mirënjohje për kontributin e dhënë për fëmijët me Aftësi të Kufizuara

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Çertifikatë Mirënjohjeje i jepet Z.Rigels Rajku (Noizy). Me motivacion: “Për humanizmin, sensibilitetin, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara të Qendrës Horizont”, shkruhet në njoftimin e tij. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme